Red Cross Shape
    Search Icon
    mk-flagal-flagen-flag
Kryqi i Kuq ka bërë pagesa për familjet e të vdekurve dhe të lënduarve

2025-03-25

Kryqi i Kuq ka bërë pagesa për familjet e të vdekurve dhe të lënduarve

Ju njoftojmë se sot Kryqi i Kuq ka bërë pagesën e mjeteve për familjet e personave të vdekur dhe të lënduar që po trajtohen jashtë vendit nga aksidenti tragjik në Koçan.

Me pagesë mbulohen gjithsej 58 familje të të ndjerëve dhe  përfshirë shoferin e ndjerë të ambulancës në Koçan, dhe 91 familje të të lënduarve që janë të shtruar në spitalet jashtë vendit tonë.

Për secilin person janë paguar 150.000,00 denarë.

Priten të dhëna shtesë për dy familje të të ndjëve dhe 24 familje të të lënduarve që po trajtohen jashtë vendit në mënyrë që të bëhen pagesa edhe për ta. Po bëhet mbledhja e të dhënave për të lënduarit që po trajtohen në vend.

Nga sot janë mbledhur gjithsej 61.852.758,00 denarë.